Dita e parë me të cilën u nis viti i ri 2019 njëherësh shënoi mbylljen e sezonit të dytë të ‘Shiko Kush Luan’.
Programi prime-time të Shtunave kësaj radhe pati Luanën jo vetëm moderatore por edhe autore.
Në postimin pas mbarimit, Luana u duk sikur po përshëndetej me ‘Shiko Kush Luan’.
Por, programi ende pa përfunduar mirë duket se e ka konfirmuar sezonin e tretë në Top Channel.
Këtë e ka lënë të kuptohet përmes një postimi në Instagram ku prezantuesja e zbulon një gjë të tillë. /Prive.al