Anita Latifi qe bërë e njohur pak vite më parë për pjesëmarrjen në shoun e madh gjerman të talenteve të këndimit, “DSDS”. Por sot ajo ka pasur një skenë tjetër për t`u ngjitur dhe jo më në skenën e spektaklit.
Anita përgjigjet në një gjykatë të Dyseldorfit se ka provuar ta shantazhojë futbollistin e njohur turkogjerman Hakan Calhanoglu, i cili luan për kombëtaren turke duke i kërkuar atij 250 mijë euro shkruan bild.de. Në atë kohë ai ka luajtur për FC Leverkusen.
Këtë gjë, Anita Latifi akuzohet se e kishte bërë në bashkëveprim me gazetarin Abdel H.
Por, sipas akuzës, Anita Latifi as që la qenë ndonjëherë shtatzënë, ndonëse ajo vetë thotë se ka qenë. Këtë e ka deklaruar për medie të ndryshme gjermane, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në televizionin Sat 1 Anita ka thënë se aq shumë presion i është bërë nga kampi i Calhanoglu-z sa që ajo ishte detyruar në fund të abortonte.
Me rastin e marrjes në pyetje, gazetari dhe këngëtarja, sipas akteve hetimore kanë kundërshtuar të gjitha. Por prokurori është i sigurt se ata të dy janë fajtorë. Veç tjerash edhe për faktin se Latifi në gazeta ka dhënë versione të ndryshme të ngjarjes.