Kaq hapa duhet të bëni që të jetoni më gjatë

By

Në vitet e fundit, regjimi me 10 mijë hapa në ditë është ngulitur në kulturën popullore.

Por, a e dini se 10 mijë hapa janë një shifër krejtësisht arbitrare?

Në fakt, numri në dukje i rastësishëm e ka origjinën nga një fushatë e suksesshme marketingu japoneze në mesin e viteve të 60-ta, kur një kompani teknologjie po përpiqej të shiste orën e parë të numërimit të hapave, transmeton Klankosova.tv.

Por tani, hulumtimi ka zbuluar se ecja vetëm 8000 hapa në ditë tri herë në javë mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

Sasia modeste e ushtrimeve ishte e mjaftueshme për të reduktuar ndjeshëm shanset dhe madje edhe dalja jashtë vetëm një ose dy ditë ndihmoi, zbuluan shkencëtarët japonezë, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Ata gjurmuan numërimin e hapave në 3 mijë e 330 amerikanë të rritur gjatë një jave në 2005-ën për të parë se si kjo ndikoi në shëndetin e tyre në planin afatgjatë.

Ata që përmbushën një objektiv prej 8 mijë hapash në ditë për tre ditë ose më shumë, kishin 16 për qind më pak gjasa të vdisnin nga sëmundjet e zemrës deri në vitin 2019.

Dr Kosuke Inoue, nga Universiteti i Kiotos në Japoni, tha: “Individët mund të marrin përfitime të konsiderueshme shëndetësore duke ecur vetëm disa ditë në javë”, transmeton Klankosova.tv.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se ata që ecnin 8000 hapa ose më shumë një ose dy ditë në javë kishin 14.9 për qind më pak gjasa të vdisnin gjatë një periudhe 10-vjeçare sesa ata që nuk e arritën kurrë atë pikë.

Dhe përfitimet shëndetësore të ecjes prej 8 mijë hapash ose më shumë një ose dy ditë në javë u shfaqën më të larta për pjesëmarrësit e moshës 65 vjeç e lart, thanë ata, transmeton Klankosova.tv.

Një studim i mëparshëm i botuar në British Journal of Sports Medicine në shkurt 2023 tregoi se vetëm 11 minuta në ditë aktiviteti fizik me intensitet të moderuar, si një ecje e shpejtë, mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të tilla si sëmundjet e zemrës, sulmin në tru dhe një numër të kancereve. Studimi u publikua në JAMA Netëork Open.

Artikuj të ngjashëm