Misteri për lidhjen e Adelina Tahirit ekziston tash e një kohë.
Këngëtarja shkupjane ka arritur ta mbajë të fshehtë lidhjen me dikë që supozohet se është shumë, po shumë i pasur!
E pas postimit të djeshëm dhe propozimit që mori, vëmendja vetëm sa u shtua edhe më shumë.
Mediat në Maqedoni raportuan se këngëtarja është në lidhje me një biznesmen rus i cili vepron në Maqedoni.
Sergej Samsonenko u tha t’i ketë vjedhur zemrën këngëtares por një gjë e tillë duket të mos jetë e vërtetë.
Gabimin e mediave, Adelina e ka pranuar si e kontaktuar nga Prive.
‘S’është ky. Nuk e kanë qëllu hahaha!’ – ka deklaruar shkurt Tahiri teksa një koment e ka parë të arsyeshme ta shkruajë edhe në fotografinë ku nisën ofendimet pasi u raportua se është e lidhur me një rus.
Duket se rruga drejt zbulimit të mashkullit misterioz të Adelinës është akoma e gjatë… /Prive.al