Për ditëlindje, befasia më e mirë Samantës i erdhi nga kolegu i saj

By

Ditën e sotme, këngëtarja Samanta Karavello feston ditëlindjen.

E lindur në vitin 1990, ajo mbush plot 27 pranvera, ku më shumë se gjysma prej tyre e gjejnë këngëtaren të përfshirë në skenën muzikore shqiptare.

E në këtë ditë të veçantë, urimet nuk kanë munguar.

Fansa, miq e familjarë të Samantës janë treguar të kujdesshëm në këtë pjesë e dhurata por duket se Ardit Çuni ka qenë ai i cili ka goditur në shenjë me urimin.

Në prani të dhjetëra personave të mbledhur në koncert, ai ka ndaluar pak për t’i uruar Samantës ditëlindjen në sinkron me të pranishmit.

Supriza e kolegut i cili është njëherësh mik mjaft i mirë i Samantës është konsideruar nga vetë këngëtarja si ‘më e mira’. Mbetet të shihet nëse në orët e mbetura, dikush do e ‘rivalizojë’ Arditin me surpriza. /prive.al

Artikuj të ngjashëm