Kei dhe Vivi, dy vajzat lesbike në shtëpinë e Big Brother janë dyshja që sot me vendim të publikut janë eliminuar nga gara.
Në përballje me Olsin dhe Fiorentinën në njërën anë dhe Musën e Donën në tjetrën, dy vajzat që thyen stereotipe nuk ia dolën të qëndrojnë më gjatë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Dyshja, në mentalitetin shqiptar ishin kritikuar jo pak falë orientimit seksual teksa vendimi i eliminimit u prit me ovacione nga publiku në sallë. /Prive.al/