Shkuarja në Neë York dhe kthimi pa një set fotografik nga Fadil Berisha për figurat publike shqiptare tingëllon si diçka krejtësisht e pabesueshme.
Seteve nuk ka mundur t’i ‘shpëtojë’ as reperi Mc Kresha i cili ka zbarkuar përtej oqeanit për disa ditë koncertesh.
Mitrovicasi me plot stil me frizurën e re ka realizuar set me Fadil Berishën dhe freskimi i pamjes nuk ka qenë ndryshimi i vetëm!
Si rrallë herë, ai ka pozuar në pozita të nxehta me një modele të quajtur Lu Sierra.
Foton e parë nga seti e ka ndarë Fadili në Instagram teksa të tjerat mbeten të publikohen në ditët në vazhdim. /Prive.al/