Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Rita Ora në mbështetje të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut – Privé – Faqja Zyrtare

Rita Ora në mbështetje të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

By

Këngëtarja e njohur kosovare, Rita Ora, ka thënë se do të mbështesë organizatat dhe kampanjat e ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të komuniteteve të ndryshme.

“Çdo ditë të javës tjetër do të ndaj një organizatë të ndryshme që ka nevojë për ndihmën tuaj dhe do t’i bëj ato të spikatura në faqen time. Unë zotohem të dhuroj dhe të forcoj shikueshmërinë e tyre dhe po ju kërkoj të bashkoheni me mua. Sot po vë në vëmendje organizatën ‘Campaign Zero’, një burim i rëndësishëm që punon për t’i dhënë fund dhunës policore”, ka shkruar Ora në rrjetin social Instagram teksa ka shpërndarë një fotografi në të cilën shkruhet “Artistët për jetën e personave me ngjyrë”.

Kjo fotografi me mbishkrimin “Artistët për jetën e personave me ngjyrë” është shpërndarë edhe nga persona të tjerë të famshëm, pas vdekjes së personit me ngjyrë George Floyd gjersa ishte duke u arrestuar policia amerikane.

Artikuj të ngjashëm