Egzona e Albatriti nisin blerjet për princeshën që po u vie në jetë (FOTO)

By

Ka mbetur edhe pak kohë deri në ardhjen në jetë të vajzës që presin çifti Egzona dhe Albatrit Muqiqi të cilët vitin e kaluar kurorëzuar dashurinë me martesë, pas një lidhjeje disa vjeçare.

E duket se momenti i ardhjes në jetë të vajzës do t’i gjej mjaft të përgatitur çiftin i cili ka bërë blerjet kryesore që duhen në prag të këtij zhvillimi.

Ka qenë vetë Egzona ajo që përmes rrjeteve sociale ka ndarë një fotografi nga shtrati i vajzës i qëndisur me mbishkrime në gjuhën angleze.

Ndonëse nuk dihet saktë se kur pritet të vijë në jetë princesha e vogël e familjes Muqiqi, kjo besohet se nuk është larg por një çështje javësh. /Prive.al/

1491418531456

Artikuj të ngjashëm