Këngëtarja e njohur, Belona Qerreti, mbrëmjen e kaluar na vulosi edhe njëherë tjetër se po vazhdon të ndjekë ‘Ëndrrën Amerikane’ edhe atë duke qenë prezente në disa evente mjaft të rëndësishme atje.
Bleona këtë herë parakaloi në tapetin e “kuq” të ‘Vanity Fair Party’, festë kjo e cila kishte lidhje e u mbajt menjëherë pas ceremonisë Oscars e në të cilën morën pjesë shumë figura të njohura botërore.
Ajo normalisht pati fatin e mirë të takohet edhe me disa yje mjaft të njohura të artit atje teksa prej tyre zgjodhi Jessica Alban për t’ë shkrepur një fotografi të cilën më pas e publikoi në profilin e saj në Instagram. /Prive.al/