Qëndrimi i Noizyt mbi përleshjen me Cozman është ai që nuk e prisnit!

By

 

Si i ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’, Noizy iu rikthye përleshjes me Cozman për të dhënë versionin e tij.

Ndryshe nga ajo që mund të pritej prej shumëkujt, një qëndrim armiqësor dhe me tone të ashpëra sikur ato në fillim, tani gjërat janë komplet ndryshe.

Noizy në intervistë u shfaq tejet i butë, duke nënvizuar faktin se ajo që kishte ndodhur ishte një gabim.

Ja çka deklaroi reperi:

Jo nuk është e vërtetë që ndodhi për faktin e batutave (tek Çani kur iu referua Cozmanit si gocë).

Besoj se të gjithë ishim në vendin e gabuar ne kohën e gabuar. Nuk e di, ishim disa keqkuptime në momentin kur erdhën ata erdhen keq, pak sin ë shpejtësi por që realisht nuk jam këtu, dhe në asnjë vend tjetër që të jap frymëzimin që ta ndjekin ato lloj hapash.

Edhe unë jam njeri, edhe unë bëj gabime mirëpo gabimet e mia sepse jam njeri i njohur bëjnë shumë bujë.

Sheri është mbyll, besoj se po.

Artikuj të ngjashëm