Labi merr vendimin që nuk e priste askush! (FOTO)

By

Prezantuesi Labinot Gashi – Labi në një situatë që askush nuk e priste, ka bërë një lajmërim të befasishëm.

Përmes profilit të tij në Facebook, ai i ka njoftuar ndjekësit e tij se do ndërpres për një kohë rrugëtimin në televizion.

Pauzën, pas 17 viteve intenzive në punë, Labi e ka parë të domosdoshme përpara një rikthimi të sërishëm në ekran dikur më vonë me projekte të reja.

I kontaktuar nga Prive.al, Labi u shpreh shkurt: ‘Kam nevojë pas 17 viteve. Jo për ndonjë arsye por thjesht kam nevojë për pushim pak, pa u ndal kurrë’.

Ky veprim, aspak i pritur në mesin e ndjekësve në rrjete sociale dhe shikuesve vjen në mesin e sezonit televiziv pa ndonjë paralajmërim paraprak.

Më poshtë reagimi i plotë i prezantuesit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm