Këngëtarja e njohur Britney Spears është fotografuar në një ndeshje basketbolli mbrëmjen e së mërkurës teksa shoqërohej nga i dashuri i saj 23 vjeçar, Sam Asghari dhe djemtë, Sean dhe Jayden.
Dy djemtë e këngëtares janë shfaqur shumë të afërt me partnerin e nënës e cila në fakt ka vjedhur gjithë vëmendjen.
Me një veshje aspak të përshtatshme për eventin – ndeshje basketbolli dhe pamjen tejet të pakuruar, Britney ka habitur fansat duke u dukur sikurse të jetë 50 vjeç.
Ndryshe, këngëtarja është në një lidhje me modelin 23 vjeçar tash e një kohë dhe gjithcka kishte nisur me marrjen e numrit të telefonit. ‘E mora numrin e tij dhe ishte kaq e çuditshme pasi e telefonova pas pesë muaj që e gjeta letrën në çantë’ – pati rrëfyer Spears në një intervistë të muajit Janar. /Prive.al/