Reperi i njohur Vig Poppa sot feston ditëlindjen.
I lindur në vitin 1984, ai mbushë plot 32 vite jetë dhe ky moment nuk ka kaluar dosido për anëtarin e grupit ‘Kaos’.
Ka qenë bashkëshortja e reperit, Ena, ajo që ka menduar deri në detaje për festën duke lënë definitivisht pa fjalë.
Secili detaj, përfshirë dhuratën, organizimin e tryezës, tortën dhe urimin ishte menduar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Torta, më e ëmbla ndonjëherë përfshin çokolada të ndryshme teksa dhurata për burrin ka qenë hiq më pak e as më shumë se një teleskop, që mbase duhet të jetë hobi i panjohur i reperit për të eksploruar galaktikën.
Mes tjerash, edhe urimi i shkurtër por simbolik ka qenë për t’u pasur lakmi.
‘Dashuri. Ditëlindja jote është ditëlindja ime. Lumturia jote është lumturia ime. Urime ditëlindja jetë e dritë’ – ka shkruar Ena në postimin e saj që është pasuar edhe me urime nga miq e familjarë të çiftit.
Duke parë gjithë këtë përkushtim dhe dashuri të bashkëshortes, definitivisht pa asnjë drojë mund të konkludohet se Vig Poppa është shumë me fat për personin që e ka në krah. /Prive.al/