Ja kush po kryeson nga votimet e jurisë tek Festivali i Këngës

By

Ka përfunduar pjesa e parë e votimit, nga anëtarët e jurisë në sallë duke krijuar kështu një pasqyrë më të qartë për fituesit në natën finale të edicionit të 55-të të Festivalit të Këngës.

Nga votimi i jurisë, Linda Halimi po kryeson, pasuar nga Genc Salihu në vendin e dytë dhe këngëtarin Yll Limani me ‘Shiu’ në vendin e tretë.

Momentalisht, votimi është ndërprerë meqenëse pesë artistët e paraparë për të votuar përmes telefonit nuk po munden të bëjnë një gjë të tillë shkaku i problemeve teknike në regjinë e RTSH që po pamundëson dëgjimin e telefonatës në sallë./prive.al/

Artikuj të ngjashëm