Gili, të zgjohet sa nuk është bërë vonë?!

By

Kur një artist i vendos vetes si cak depërtimin në skënë, në ambiciet e tij vetëm kjo gjë është me prioritet.

Por, depërtimi në skenë dhe krijimi i një emri të cilin e njohin të gjithë është vetëm çereku i punës krahasuar me atë që pason, impenjimin e madh për t’a mbajtur suksesin në linjë lineare.

Kur në këtë mes hyjnë edhe vitet e shumta në skenë dhe trendet e reja, gjërat komplikohen pak.

Mirëpo, shumë artiste tashmë në të 40-tat apo të 50-tat e tyre si bie fjala Shyhrete Behluli, Motrat Mustafa, Shkurte Fejza apo të tjerë kanë arritur të përshtaten me trendet e reja falë këngëve në ritëm më ndryshe, bashkëpunimeve me emra të njohur duke krijuar këngë që pëlqehen nga publiku i gjithë moshave.

Fatkeqsisht e njejta nuk po mund të thuhet edhe për këngëtaren Gili Berani.

Artistja e hiteve të mëdha si ‘Xixëllonja’, ‘Prishtina’, ‘Me kast’ e cila spikaste me çdo detaj, nga muzika deri tek veshja dhe performancat që prej mesit të viteve 2000 ka pësuar një rënie në sukses të krijimtarisë muzikore.

Ndonëse punët në projekte nuk kanë munguar në numër me albumin ‘Çkemi’ në vitin 2015, përjashto titujt pardoksal si ‘Allahile ç’kemi’ që qarkulluan në portale nuk është se kanë pasur impaktin e duhur tek publiku dhe numërojnë fare pak shikime në Youtube.

Me ritmin e shpejtë të ndryshimeve në estradën shqiptare ku edhe vetëm një vit pasiv mund të rezultojë me shumë pasoja, shtrohet pyetja – a duhet të zgjohet Gili sa nuk është bërë vonë?! Ne themi se po! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm