Nëpër rrugët me kalldrëm të qytetit të bukur të Prizrenit është xhiruar bashkëpunimi i fundit ’Amore’ në mes këngëtarëve Morena Tarakut e Aida Docit .
Në influencën e tingujve latine e me veshje pothuajse të ngjajshme me fustanet tradicionale latine, bukuroshet na sjellin një këngë të ngrohtë në këto ditë dimri.
‘Amore’ nga ana vizuale është punuar nga produksioni Imagine, me muzikë e tekst nga Chipsi, ndërsa Mix & Master nga Darko Dimitrov.
Kujtojmë seMorena kthehet me këtë projekt pas një pauze të ‘gjatë’ pasi që projekti I fundi ‘Lule’ ishte publikuar në muajin janar të këtij viti kurse Aida është më aktive në muzikë.
Ditë më parë ajo ka publikuar baladën e re ‘ A je mirë’ ku deri më tani ka grumbulluar një mumër të kosiderueshëm të klikimeve.