Këto janë disa nga personalitetet publike që nuk ekspozojnë fëmijët e tyre!

By

Janë ndër figurat më të shquara të ekranit shqiptarë, secili i suksesshëm dhe shumë aktiv në punën që e bënë.

Të pëlqyer nga publiku, e të ndjekur gati kudo që janë, janë gazetarët ata të cilët me emisionet e tyre kanë misionin e ndjekjes së të tjerëve.

Por ka diçka interesante tek disa prej tyre. Një trend i yjeve të Hollywood-it për mos ekspozuar fëmijët duket sa ka filluar të zërë vend dhe tek disa personalitete shqiptare.

Këta janë disa nga personalitet që nuk ekspozuan asnjëherë fytyrat e fëmijëve të tyre: Alketa Vejsiu, Blendi Fevziu, Arbana Osmani,Rudina Magjistari për koiçidencë që të gjithë janë prezantues.

Alketa Vejsiu nënë e dy fëmijve, djale e vajzë përveç mos ekspozimit të femijëve ajo në rrjete sociale nuk ekspozon as bashkëshortin e saj por vetëm fotografi të punës, biznesit, dhe aktiviteteve që ajo bënë.

Nga ana tjetër Blendi Fevziu ekspozon vajzën e tij të vogël, Alis, në disa momente të veçanta por duke u kujdesur që gjithmonë që të mos ekspozoj fytyrën ose vetëm në profil.

Njejt qëndron puna dhe Rudina Magjistarin e me nënën e re Arbana Osmanin.

Duke dashur që profesioni i tyre të mbetet larg familjes dhe atributi i suksesit e karrierës mos të përfshihet tek personat e tyre të dashur, ata ia kanë dalë mjaft mirë të bëjnë një diferencë të tillë. /Prive.al/

Albana Osmani

Rudina Magjistari

Alketa Vejsiu

Blendi Fevziu

 

Artikuj të ngjashëm