Përtej pritshmërive: Ja si doli sot në transmetim direkt Rudina Magjistari

By

Siç edhe e do tradita, edhe këtë vit me rastin e festës së 28 Nëntorit rrjetet sociale u ‘vërshuan’ me postime të karakterit kuq e zi, nga i cili ‘sindrom’ nuk shpëtuan as edhe shumica absolute e fytyrave publike.

Dikush postoi flamurin, dikush tjetër simbolin e shqiponjës por askush nuk kaloi deri tek niveli i prezantueses Rudina Magjistari.

Moderatorja e mirënjohur që drejton emisionin më të ndjekur të llojit në ekranet shqiptare ka vendosur të dalë në transmetim e veshur si asnjëherë tjetër – në veshje tradicionale.

Komentet pozitive me komplimenta për Rudinën dhe paraqitjen e saj të sotme në emision nuk kanë munguar në profilin e saj në rrjetin social Instagram. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm