Këngëtarja, Dafina Zeqiri, ka kohë që po qëndron në New York përkrah të dashurit të saj teksa nuk po mbetet as anash muzikës ku shihet mjaft e angazhuar duke punuar intenzivisht në prurje të reja edhe atë me disa producent mjaft të njohur atje.
Mbrëmja e kaluar ishte disi më e veçantë për të pasi që mori një surprizë mjaft të këndshme pikërisht nga i dashuri i saj, Jose.
Një “Nintendo” ishte edhe produkti me të cilin u befasua këngëtarja teksa atë e vuri menjëherë në funksion e u pa duke luajtur.
Duket se Jose e ka njohur mirë dëshirën e madhe që ka Duffye për produkte të tilla përderisa këtë e ka cilësuar si surprizën më të mirë ndonjëherë. /Prive.al/