Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi prezantues të mbrëmjes gala që përmbyll Samitin e Diasporës

By

Nën patronazhin e kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, për të parën herë në Shqipëri nga dita e Premte nisi punimet Samiti i Diasporës që mbledh individë të shquar nga fusha të ndryshme, drejtues apo përfaqësues të organizatave të ndryshme në diasporë.

Me qëllimin parësor për të vendosur një urë komunikimi gjithnjë të dëshiruar por të munguar dhe për të krijuar një mekanizëm komunikimi, bashkëpunimi dhe ndërveprimi të qëndrueshëm mes atdheut dhe bashkëkombësve jashtë vendit, ky samit mjaft produktiv përmbyllet sonte me një mbrëmje gala.

Me fillim nga ora 18:30 në Pallatin e Kongreseve do bëhet edhe ndarja e çmimeve ‘Shqiponja e Artë’ për kontribues të spikatur nga mërgata.

E kjo ceremoni që nis brenda pak orësh do zhvillohet nën moderimin e drejtorit të Programacionit në Klan Kosova, Alaudin Hamitit dhe prezantueses Jonida Vokshi, si dyshe që përpara ekranit i kemi parë bashkë paraprakisht edhe më herët.

Transmetimi i mbrëmjes gala të moderuar nga Alaudini dhe Jonida do të bëhet direkt në televizionet shqiptare, me theks të veçantë në ato me karakter informativ.

Artikuj të ngjashëm