Përkundër distancës gjeografike e kushteve të jetesës, Emina Çunmulaj ka mbetur po e njejta.
Super modelja shqiptare që ruan thjeshtësinë e saj këtë virtyt po ia transmeton edhe vajzës së saj të vogël.
Ella Faria Nazarian falë nënës çdo ditë po mishërohet mes tjerash edhe me atmosferën shqiptare.
Pasi pothuajse u ‘rrit’ me ninullat shqiptare, duket se nga Emina, bukuroshja e vogël po njoftohet edhe për kanalet shqiptare.
Në një video të postuar nga super modelja në InstaStory shihet Ella teksa shijon tingujt e ‘Squat Baby’ nga emisioni numër një i muzikës në vend, Trip Lista në Klan Kosova me Vlorijan Halilin.
Mes tjerash, Çunmulaj dëgjohet duke e pyetur princeshën e vogël se cilin kanal po e ndjek teksa nuk kanë munguar as komplimentet për Genta Ismajlin dhe trupin në formë tek videoja e fundit. /Prive.al/