Zbulohet lidhja e re e aktorit të njohur? (FOTO)

By

Një foto qarkulloi në rrjetet sociale ku Zac Efron dukej disi komod me Amanza Smith të Selling Sunset dhe tani burimet po sqarojnë nëse dyshja është në lidhje apo jo.

Fotoja ka origjinën në faqen e Instagramit të Tarek El Moussa-s, ku shihej edhe gruaja e tij, Heather Rae Young, prezantuesi i UFC-së, Bruce Buffer, Mary Fitzgerald të Selling Sunset dhe, natyrisht, Amanza dhe Zac duke qëndruar krah për krah e duke u dukur paksa çift!

TMZ shkruan se Amanza dhe Zac nuk janë definitivisht çift, pavarësisht fotos.

Amanza me sa duket është duke u takuar me një lojtar profesionist futbolli dhe është shumë e dashuruar me të. Arsyeja e vetme që Zac u shfaq në foto është sepse me sa duket ai ishte në të njëjtën darkë si të gjithë dhe vetëm “kërceu” për foton.

Zac për herë të fundit ishte i lidhur me Vanessa Valladares.

Artikuj të ngjashëm