Miss-et kosovare bashkohen në marshin kundër kancerit të gjirit

By

Siç edhe ishte paralajmëruar që prej fillimit të edicionit të sivjetmë të Miss Kosovës, spektakli i bukurisë krahas detajeve tjera, këtë vit do përçonte mesazhin e sensibilizimit në luftën kundër kancerit të gjirit.

E në një datë të përvitshme në të cilën organizohet marsh në kryeqendrën kosovare, kësaj rradhe nuk kishte se si të mungonin bukuroshet që triumfuan në muajin Shtator.

Miss Kosova Universe Camila Barraza, Miss Earth Kosova Andina Pura dhe Miss Globe Kosova: Bleranda Çitaku bashkë me ikonën e bukurisë Agnesa Vuthaj sot u bashkuan në ecjen Simbolike kundër kancerit të gjirit.

Bukuroshet u treguan tejet interaktive edhe me turmën e mbledhur teksa Miss Universe Kosova, Camila Barraza kishte përgatitur edhe disa dhurata simbolike për pjesëmarrësit në emër të saj. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm