Aktori i njohur shqiptar, Gaz Paja, u martua mbrëmë me të dashurën e tij prej kohësh.
Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore me shumë miq dhe familjarët e tyre.
Në mesin e të ftuarve ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili publikoi edhe disa fotografi me çiftin në llogarinë e tij në Instagram.
Por përveç kësaj, Veliaj pati tri këshilla për komedianin dhe ato ishin goxha qesharake.
“Gazi, degjo vllain, 3 keshilla:
1️⃣Fjalet kyc ne nje martese afatgjate jane kater: Ke t’drejte, faji im! 🤦🏻♂️ 2️⃣Asnjehere mos qesh me zgjedhjet e gruas tende – se ti je nje prej tyre! 😂
3️⃣Mos harro kurre, 1 Qershori s’eshte festa e femijeve, eshte pervjetori yt i marteses! 📅
Te trashegoheni vllai im, ju duam shume! “, ka shkruar Veliaj.
Të trashëgohet çifti i ri./Prive.al