Blogerja e njohur Lori Hoxha, shpesh zhvillon sesione të pyetjeve/përgjigjeve në llogarinë e saj në Instagram.
Është mënyra e saj për të qëndruar në kontakt me ndjekësit e saj.
E tani së fundmi ajo na zbuloi se 3 javët e para të vetë izolimit nuk ishin aspak të lehta për të.
“3 javët e para ishin të vështira për mua që të ambientohesha em faktin se do isha e vetme me mendimet e mia. Por më pas fillova të bëj disa ndryshime, të punoja në projekte të ardhshme dhe ndiqja trajnime online që më ndihmonin me gjendjen mendore. Në përgjithësi nuk do e rekomandoja si eksperiencë, por që nuk ishte dhe aq keq”. /Prive.al