Afrona Dika shkëlqen me kombinimin e fundit të veshjeve

By

E dashura e këngëtarit Blero, Afrona Dika krahas punëve të tjera, në profilin e saj në Instagram gjithmonë është shquar edhe për trendet e fundit të modës që i përcjell në vazhdimësi kur është fjala tek veshjet.

Postimet e tilla janë shpeshtuar edhe më shumë së fundmi prej kur Afrona është shndërruar në imazh të një brendi i cili vepron në Zvicër.

Bëhet fjalë për Zebra Fashion, veshjet e të cilëve Afrona po i ekspozon në baza ditore në profilin e saj me mijëra ndjekës.

Një prej kombinimeve që më së shumti po pëlqehet është edhe ky në foton e mëposhtme pasi që këto ngjyra i përshtaten edhe stinës që sapo kemi hyrë /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm