Muaj më parë në Instagramin e saj këngëtarja nga Shkupi Adelina Tahiri postoi një fotografi me përplot dhurata të shtrenjta për ditëlindjen e saj, por që më pas doli se ajo fotografi nuk i takonte fare asaj dhe e kishte huazuar nga nje fashion blogger i huaj.
Para disa orësh ajo sërish ka publikuar një fotografi ku në të vërehen perplot gjëra shumë të shtrenjta si qantë Ysl me çmim 2000 euro, Lv mbi 1200 euro si dhe qizme Givenchy mbi 1400 euro.
Po sikur kjo fotografi të jetë realisht e saj, Adelina del të jetë një ndër këngëtaret me më së shumti të ardhura gjë që më së miri e vërtetojnë edhe gjërat e lartëpërmendura.
Por shtrohet pyetja, sa koncerte duhet ti mbajë ajo për të pasur mundësi të bëjë kësi lloj shoppingu ?! /Prive.al