Vajza e Shkurte Fejzës i jep fund beqarisë!

By

Kur të gjithë dje ishin mbledhur në gjirin familjar duke festur festën e Bajramit, familja Behluli ka pasur dje festë të dyfishtë.

Vajza e Hajrush Behlulit dhe këngëtares Shkurte Fejza, Besiana dje i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar lidhjen e saj me martesë.

Duket se festa dje ka qenë në kulmin e saj duke parë atë cka vie pikërisht nga videot e realizuara nga vet të pranishmit.E pikërisht për ‘kalljen’ e atmosferës ishte vendosur që të përkujdeset këngëtari i njohur Afrim Muqiqi.

Ashtu edhe sic ka raportuar dje prive.al, e gjithë ceremonia martesore është mbajtur në hotelin ‘Amazona’, në një ambient të hapur.

Vlen të rikujtohet se edhe kanagjeqi i Besianës ka qenë i organizuar deri në detajin e fundit ku edhe festa e martesës nuk kishte si të ishte ndryshe./Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm