‘This One’s For You’ ose ndryshe shqip ‘Kjo është për ty’, është kolona zanore e këtij evropiani, këngë kjo e sjellë nga bashkëpunimi mes njërit nga dj më të njohur ndërkombëtar, David Guetta si dhe këngëtares Zara Larsson.
E dje pas mesnate në llogarinë personale të dj-it Guetta, është publikuar po kjo këngë mirëpo që videoklipi iu është dedikuar plotësisht kombëtares shqiptare.
Nuk dihet nëse kjo formë e dedikimit ndaj kombëtareve që marrin pjesë në këtë evropian, do të jetë në vecanti për secilën, por ajo që mund të themi është se në këtë video iu është bërë një përmbledhje mjaft dinjitoze e rrugëtimit të epikit shqiptar përfaqësues./Prive.al/