Blero në treshe, me kë?!

By

Blero godet gjithmonë në shenjë me projektet e tij muzikore. Historia u përsërit edhe me ‘1 her’ e cila rezultoi me shumë sukses.

Përderisa kjo këngë po vazhdon të jetë e pëlqyer nga publiku i këngëtarit, artisti ka filluar punë për këngën pasardhëse.

Këtë herë nuk vjen solo e as në duet. Blero siç merr vesh Prive, do të sjell një trio me dy artista meshkuj.

Bëhet fjalë për Nurtelin që kanë bashkëpunuar kohë më parë në Elephant si dhe artistin e këtij labeli, Alex.

Ky projekt me videoklip do të jetë në treg në fillim të qershorit. /Prive.AL/

Artikuj të ngjashëm