Nis numërimi prapa për këngën e re të Ardian Bujupit dhe Dj Dalool! (FOTO)

By

Projekteve muzikore në diskografinë shqiptare çdo ditë e më shumë po iu kushtohet rëndësi.

Një prej sferave në të cilat po punohet më së shumti është promovimi. Disa artistë po mjaftohen me paralajmërime në rrjetë sociale e të tjerë po gjejnë mënyra kreative.

Në grupin e dytë hyjnë Dj Dalool e Ardian Bujupi që tashmë e kanë përfunduar projektin ‘Na jena njo’ dhe promovimin po e bëjnë në mënyrë më unike.

Miq të artistëve e fytyra tjera publike iu kanë bashkangjitur promovimit me foto interesante të postuara në rrjete sociale.

Mes fytyrave publike që kanë nisur numërimin prapa për ‘Na jena njo’ janë modelja Mimoza Krasniqi e Alaudin Hamiti.

Kanë mbetur më pak se tre ditë deri në publikimin e këtij projekti që ka ngjallur mjaft interes edhe pa u lançuar. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm