Është ditëlindja e motrës së tyre më të vogël, e cila po bëhet 21 vjeçare.
Motrat Kardashian dhe Kendall Jenner, ishin mbledhur për festën e Kyliet e cila tani zyrtarisht është edhe 21 vjeçarja më e pasur në botë.
E përderisa motra e saj e vogël e kishte ditëlindjen Kim Kardashian u sigurua që vëmendjen ta kishte për vete kur arriti tek restoranti ku do bëhej festa. Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë rozë që e nxirrte në pah figurën e saj fenomenale prej ore rëre.
Ndërsa Kylie u shfaq si bionde platinium, e veshur në një fustan ngjyrë rozë në të cilin dukej e mahnitshme.
Duke qenë se u bë nënë në muajin shkurt, ajo sigurisht po e shijonte këtë mbrëmje feste me familjen e saj, pasi s’është parë të dilte aq shumë nëpër festa.