Top 5 filmat më të shikuar gjatë vikendit në Amerikën Veriore

By

Si çdo të hënë, edhe sot BoxOfficeMojo.com ka publikuar top 5-shen e filmave më të shikuar gjatë vikendit nëpër kinematë e Amerikës Veriore  (SHBA dhe Kanada), radhitje kjo në bazë të fitimeve që kanë siguruar nga shitja e biletave gjatë dy ditëve të fundjavës.

Spider-Man: No Way Home” ka fituar edhe 14.1 milionë dollarë duke e mbajtur vendin e parë për të katërtën javë radhazi; në total globalisht tanimë filmi ka kaluar fitimet prej 1 miliard dollarëve amerikan.

 

Scream” versioni më i ri 2022 i horrorit të famshëm, me 12.4 milionë dollarë të fituara gjatë fundjavës.

Sing 2” filmi i animuar muzikor ka fituar 5.7 milionë dollarë.

Redeeming Love”, drama romantike që e pati premierën këtë të premte, arriti të mbledhë 3.7 milionë dollarë.

“The King`s Man” filmi aksion me Ralph Fiennes, në rolin kryesor, ka fituar 1.8 milionë dollarë nga shitja e biletave në kinematë gjithandej SHBA-së dhe në Kanada.

Artikuj të ngjashëm