Ermali dhe Kida me ‘Mi amore’ të parët n’Trip Listë për këtë javë!

By

Ndryshime të mëdha në pozita kanë karakterizuar Trip Listën e kësaj jave në Klan Kosova.

Dhjetësha u hap me Gjon Karricën dhe ‘Bombardime’ për të vazhduar më pas me Dafina Zeqirin dhe Lumi B në pozitën e nëntë, Dafinën tjetër, Dautin në pozitën e tetë.

Pozita e shtatë i takoi Ledri Vulës me SRMN kurse stoikisht po qëndron në maja Dhurata Dora me ‘Shumë on’.

Pesëshja u nis me Gold AG dhe Leonora Jakupin me ‘Pushkë e çifteli’ për të vazhduar më pas me dy hitet që dikur garonin për pozitën e parë, Majki me ‘Dashni’ dhe Era me ‘Bonbon’.

2ton me projektin e tij ‘Pikë’ u rendit i dyti kurse pozita e parë për këtë javë i takoi ‘Mi Amore’ nga Ermali dhe Kida.

Rrjedhë interesante pritet të marrë Trip Lista javën tjetër meqenëse si propozime janë super hitet ‘Sa t’kom dasht’ nga Nora, ‘Shake it’ nga Genta dhe Etnon, ‘1her’ nga Blero dhe Uki dhe ‘Liri’ nga Dafina.

Votimi do jetë i hapur gjatë tërë javës në sondazhin i cili gjendet në faqen zyrtare të Trip Listës në Facebook. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm