Një ndejë e PDK-së së Kadri Veselit në të cilën u shfaq Eliza Hoxha ishte një sinjal i qartë se këngëtarja e arkitektja tashmë edhe zyrtarisht kishte vendosur të bëhej pjesë e PDK-së.
Nuk vonoi shumë dhe vetë Eliza e mohoi lajmin përmes një reagimi në rrjete sociale.
“Për ata që më njohin mirë po edhe për tê tjerët – zakonisht qëndrimet dhe vendimet e mia që lidhen me sferën publike i kam ba publike vet. Prandaj edhe nëse një ditë do të angazhohem ne sferën publike në një rol e pozicion tjetër me cilëndo parti sigurisht se e bëjë publike vet. Prandaj portalet ka kohë që nuk me shqetësojnë më sepse vazhdon me u abuzu cdo gje mbi idenë e klikimeve…perderisa liria e tepruar apo edhe e abuzuar e individeve për të ofendu jo vetem mua por përfshi edhe familjen është poashtu shqetësuese…dhe cuditërisht kjo vjen nga një gazetar që i ka të gjitha mjetet dhe mundësitë për të hulumtu para se me gjyku” – deklaronte mes tjerash Hoxha.
Por është dashur të kalojnë vetëm 20 ditë që kalimi i saj në PDK të bëhet zyrtar.
Lajmin e bashkëngjitjes së Elizës, edhe zyrtarisht në Partinë Demokratike të Kosovës e ka bërë të ditur kreu i këtij subjekti politik, Kadri Veseli.
“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet” – deklaron Veseli në postimin e bërë. /Prive.al