Bini i rikujton Mozzik e Getinjos përkrahjen në karrierë, replikon Getinjo

By

Sot janë dy prej emrave më të suksesshëm të skenës por rruga deri në këtë pikë për Mozzik dhe Getinjon ka qenë jo fort e lehtë.

Vëllezërit kanë punuar shumë dhe me plot njerëz derisa kanë kapur suksesin e ëndërruar. E një deklaratë e tyre nuk i ka pëlqyer Bini Nebihut.

Ai nuk ka mundur ta kapërdijë pa një reagim, prononcimin e dyshes ku thonë se nuk janë ndihmuar nga producentë e artistë të Ferizajt, qytet nga i cili vijnë.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka numëruar ndihmesat në fillimet e karrierës kur siç shprehet ‘i ka marrë nga rruga’ Mozzikun dhe Getinjon për në studio, fakte të cilat me gjasë tani janë harruar nga ata.

Ky është postimi i plotë i Binit shoqëruar me foto nga secili projekt:

shok

E nuk ka vonuar shumë as reagimi i Getinjos i cili realisht nuk e ka përmendur faktin e pretenduar nga Bini se është ndihmuar në një kohë të caktuar por suksesin ia ka atribuar meritës dhe punës së tij.

shok

Raste të tilla kur përplasen artistë e producentë që dikur kanë punuar së bashku nuk janë të rralla në estradën shqiptare. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm