Kënga e re e Kobrës dhe Unikkatil është gati!

By

Në javën e tretë të Janarit, reperi i njohur Unikkatil paralajmëroi se kënga e tij e re do publikohet gjatë muajit pasues.

Fillimisht u mendua se dueti me Kobrën do jetë gati për fansat me datën 20 Shkurt kur edhe do publikohet i plotë albumi i të dytit.

Por, emrat e njohur të TBA do befasojnë fansat duke e publikuar këngën më heret sesa që mendohej. Dita e hënë në orën 19:00 do jetë momenti kur ky krijim muzikor do të lançohet.

Kujtojmë se ‘Për qato’ ishte projekti që riktheu Viktorin gjatë verës i cili atëbotë premtoi se tash e tutje do jetë më aktiv me projekte të cilat kërkohen shumë por edhe priten gjatë nga fansat. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm