Vrasja e një 18 vjeçareje ka tronditur mbarë popullin shqiptar.
E ndjera M.O. u dërgua pa shenja jete në spitalin e Ferizajt nga dy meshkuj, njëri prej të cilëve është arrestuar. I dyshuari kryesor është ende në arrati ndërkohë policia po kërkon ndihmën e popullit për gjetjen e tij.
E ndjera e cila u vra ‘për motive të dobëta’ është mbesa e këngëtares Fatlume Popovci.
Ajo e postoi foton e të ndjerës në Instagram duke shprehur dhimbjen e thellë pas vdekjes së saj./Prive.al