Tuzi në Malin e Zi është tronditur të shtunën nga vrasja e 18-vjecares, Shejla Bakija, nga partneri i saj.
Autori i vrasjes, Ilir Gjokaj shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar me armë këdo që i doli përpara.
Plumbat i morën jetën 18-vjeçares Shejlës, gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i vajzës.
Së fundi këngëtarja shqiptare nga Kosova, Enisa, ka treguar në rrjete sociale se Sheila ka qenë kushërira e saj.
Në një postim të ndjerë, ajo ka përshkruar viktimën si një vajzë të mrekullueshme.
“Nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë post tani. Kjo nuk mund të jetë jeta e vërtetë, kushërira ime, motra ime e vogël, zemra ime është e thyer. Vetëm 19 vjeç, ti meritoje shumë më shumë, jeta jote as nuk kishte filluar. Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë me ne. Ti ishe një diamant, e mrekullueshme, e ëmbël, e dashur, ende nuk mund ta besoj. U prefsh në paqe, engjëlli më i bukur” – shprehet ajo.