37 pranverat e Diellza Kolgecit!

By

Një ndër ikonat e bukurisë shqiptare, Diellza Kolgeci feston sot ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë kur mbush 37 pranvera, Kolgeci ka zgjedhur që të urojë veten përmes një shkrimi ku në rrjedhë kronologjike përmbledh rrugëtimin e saj jetësor.

‘Ti mund te pyesje, si i ke jetuar ti keto vite?! Dhe po ti do te te pergjigjeshe pa hezitim: me shume dashuri nga familja; nga shoqeria; nga njerezit. Nga ata qe i njohe dhe i pate te aferm dhe ata edhe ata qe nuk i njohe aq… Por qe jane serish pjese e jetes tende! I jetove me shume aventura te bukura, me sfida te cilat vet vetes ja krijove, me komplikime te cilat i bere dhe i zgjidhe po vete! Sepse ti e di, ti nuk je njeriu i qete dhe i shtruat qe deshironin dhe enderronin prinderit e tu! Nuk je personazhi qe e tundon rehati dhe e josh lehtesia! Jo asnjehere!
Ti nuk je e qete, por je nje njeri i mire’  – 
është shprehur mes të tjerash Diellza.

Shkrimin, modelja e ka shoqëruar edhe me një varg të fotografive ku shihet që në vegjëli e deri në ditët e sotme.

Ndryshe, mbrëmja e djeshme kishte rezervuar një festë private ku nën shoqërinë e miqve të ngushtë, Diellza Kolgeci priti akrepat e orës 12 me muzikë dhe atmosferë festive. /Prive.al/

 

diellza2diella1

diellza4

diellza3

Artikuj të ngjashëm