Ilda Bejleri flet për punën dhe relacionin me Xherdan Shaqirin

By

Disa javë më parë, mediat shqiptare raportuan se prezantuesja Ilda Bejleri do të zhvendoset nga ekrani i Supersport në një prodhim të kompanisë Digitalb.

Bejleri nxitoi të demantojë lajmin nën pretekstin se dy kompanitë janë praktikisht e njejta gjë. Megjithatë, gjërat nuk do të jenë edhe aq të njejta për shikuesit e programeve sportive pasi Ilda së shpejti nis aventurën e saj televizive në Digitalb.

‘Sfida’ mban emrin programi që do nis së shpejti me të ftuar VIP e që nuk do t’i ikë identitetit të krijuar nga prezantuesja pasi në vete kjo formulë do ketë të ngërthyer lojëra dhe argëtime.

E kontaktuar nga suplementi Bluetooth, Ilda foli edhe për jetën e saj private. Kur u pyet për relacionin me Xherdan Shaqirin, ajo u shpreh: ‘Patjetër që ruajmë lidhjet. Xherdani është një futbollist dhe person që e vlerësoj shumë për arritjet. E kam mik’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm