Skena ndërkombëtare gjithmonë ka qenë terren i pëlqyer nga artistët shqiptarë. Nuk janë të paktë ata që synuan debutimin duke publikuar këngë në gjuhën angleze dhe duke realizuar projekte në bashkëpunim me artistë të huaj.
Por, për të qenë të sinqertë suksesi mungoi pasiqë arena doli një ‘kafshatë’ e madhe për t’u kapërdirë.
E njejta nuk po vlen për Era Istrefin që duket se po arrin dëgjueshmëri dhe pëlqyeshmëri përtej oqeanit pa pasur, të paktën publikisht, synimin e tillë.
Në rrjetin social Twitter, kënga ‘Bonbon’ po komentohet me të madhe nga rrjete të fansave të artistëve të mëdhenj dhe njerëz të rëndomtë.
Kualiteti i kësaj kënge perceptohet i nivelit të Rihannës dhe madje aludohet që po të këndohej nga ylli nga Barbados, do ishte super hit i nivelit botëror.
Kjo furtunë virtuale po shënon kthesë të rëndësishme e interesante në karrierën e Erës të cilës tashmë i mbetet të vendosë vetë se ku do përqendrojë fokusin e saj. /Prive.al/