Lyrical Son tregon planet e P.I.N.T

By

Lyrical Son ishte i ftuari i sotëm në pjesën e dytë të emisionit NIN.

Reperi foli për këngën e tij të re ‘Shush’ e cila është pothuajse tash e tre vite e realizuar me beat të K-Master. Tekstin, Lyrical Son tha se e ka shkruajtur si reaksion i dëshpërimit ndaj realitetit faktik në shoqërinë tonë.

Arsyet e shtyrjes së publikimit, sipas Festimit ishin dy, së pari se tema të ngjajshme janë shtjelluar edhe nga kolegët e tij kohë më parë dhe së dyti, eksodi i kosovarëve në fillim të këtij viti të cilin ai nuk preferoi ta shfrytëzojë për publikim të këngës.

Lyrical Son komentoi pauzën e PINT për të cilën tha se ishte spontane dhe jo diçka e planifikuar.

Ai shtoi se albumi i grupit PINT me 25 këngë është duke u realizuar në Gjermani nga kompani serioze të kontraktuara për këtë punë, ndërsa Kresha do publikojë brenda Dhjetor një projekt, xhirimet e së cilit janë në prag të finalizimit.

Kënga e rradhës e Festimit do e sjellë atë pak më ndryshe.

Reperi foli edhe për jetën private duke treguar se në mesin e muajit Janar pret të bëhet baba për herë të parë, por nuk preferoi të tregojë gjininë e foshnjes apo emrin pasi nuk preferon të ‘bëj hop para kërcimit të gardhit’. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm