14 vjet pa babanë, Nora Istrefi e kujton me fjalë prekëse…

By

Sot janë bërë 14 vjet pa gazetarin e njohur – Nezir Istrefin.

Me fjalë prekëse, e ka kujtuar njëra prej vajzave të tij të mëdha, këngëtarja Nora Istrefi.

Artistja zgjodhi një fotografi nga fëmijëria për të shkruar disa fjalë të dhimbshme pas gjithë këtyre viteve pa babanë e saj.

“Sot jane berë 14 vjet pa babin tim, 14 vjet pa njeriun që beri gjithçka për neve qe te kishim një jetë më të mirē. Babi nuk arriti ta shihte suksesin tonë, timin dhe të Erës, por ne e dimë qe ai na shikon nga lartë që të gjithëve. Është engjëlli mbrojtes i Bledit,Nitës, Erës,Mamit dhe i imi. 
Mungesën tënde e ndjejmë çdo ditë, në çdo hapë. Babiq, të dua, të dua me shumë seç mund ta pershkruaj me fjalë”, ka shkruar Nora nën foton ku shihet me të ndjerin dhe motrën e mesme, Nitën.

Artikuj të ngjashëm