Flirtimi nuk vjen lehtë për të gjithë. Ndonjëherë, edhe njerëzit më të sigurt në vete, do të kenë një dridhje zëri a ngatërrim përballë dikujt që pëlqejnë.
Këtu, gjeni 12 këshilla për ta përvetësuar më së miri artin e flirtit dhe për të tërhequr vëmendjen, siç ju dëshironi:
#1 – “Shtiruni” sikur keni vetëbesim
Sigurisht, të thuash “Ji i sigurt në vete” tingëllon klishe, sepse fundja, e tillë është. Nëse nuk ndiheni plotësisht të sigurt në vete përballë dikujt me rëndësi për ju, filloni të “aktroni”. Mendojeni veten si dikush me fuqi, si një person që vendos qetësi kur kalon në dhomë dhe eventualisht, ashtu do ndodhë vërtetë. Tregojeni vetëbesimin tuaj në detaje të vogla, si veshja, ecja, aksesorët etj.
#2 – Tregoni se jeni të interesuar për jetën e tyre
Të gjithë e duan një kompliment dhe gjithashtu, shumica e njerëzve duan të flasin për veten e tyre. Prandaj, në një bisedë me të, jepi atij shansin të shprehet për veten, për jetën e tij apo çfarë ai mendon të thotë. Nëse ju vjen mundësia për të folur me të, mos e humbisni këtë shans. Bëjini shumë pyetje në lidhje me jetën e tyre dhe tregojini se vërtet jeni të interesuar. Ata do ta vlerësojnë kuriozitetin tuaj. Sigurohuni, që pyetje të rrjedhin natyrshëm dhe jo sikur po “merrni dikë në pyetje”.
#3 – Çojeni vëmendjen te buzët tuaja
Duket qesharake, por në të vërtetë funksionon. Mbani një shkëlqyes buzësh në çantën tuaj dhe kur ta shihni atë, rrëshqiteni lehtë në buzët tuaja. Ata do të ëndërrojnë për ato buzë gjatë gjithë ditës.
#4 – Buzëqeshi dhe përshëndete kur e sheh nëpër korridore a diku tjetër
Ndoshta tani, ideja e kësaj mund të duket e frikshme, por pasi ta bëni, do të ndiheni shumë më të çliruar. Mendoni se ju thjesht po tregoni, parimet bazë të mirësjelljes dhe asgjë më shumë se kaq. Mblidheni veten dhe thuajeni atë “ç’kemi” para se mos ta shihni më kurrë.
#5 – Injorojeni, por jo për shumë kohë
Bie pak në kundërshtim me pikën e mësipërme ajo? Epo, flirtimi është sa i thjeshtë edhe kompleks.
Nuk po sugjerojmë ta injoroni përgjithnjë, deri sa të harroni njëri-tjetrin, por në një grup miqsh, mos ia jepni gjithë vëmendjen atij/asaj, pasi kjo do t’i bëjë të mendojë se “iu ka në dorë” apo se “po marroseni pas tij/saj”. Duhet ta lini të kuptojë se jeni të interesuar, por jo se “po shkriheni për të”.
#6 – Perfeksiononi trukun e përplasjes
“Aksidentalisht” përplaseni në një turmë, apo ngatërroheni me njëri-tjetrin.
Ky “aksident” i lezetshëm mund të jetë fillimi i një bisede të këndshme.
#7 – Lëreni t’ju “kapë mat”, teksa i shihni
Zakonisht, kur dikush ju kap duke vështruar, ju shikoni larg shpejt në mënyrë që ata të mos e kuptojnë se ju ja keni ngulur sytë. Provoni të bëni diçka ndryshe, sado e frikshme mund të duket. Herës tjetër që ai do t’ju zërë mat duke e vështruar, buzëqeshini lehtë dhe përpiquni mos ta lëvizni kokën me shpejtësinë e erës. Kjo do të tregojë që keni besim në vete dhe me siguri, do ta bëjë atë të afrohet dhe t’ju flasë.
#8 – Jepini rëndësi veshjes së tyre
Nëse ata kanë veshur një fanellë sportive apo këmishë, pyetini për këtë, shkruan anabel. Kjo do t’ju bëjë të dukeni të sinqertë dhe të interesuar për jetën e tyre dhe do të fillojë një bisedë të këndshme ku mund të mësoni më shumë për njëri-tjetrin.
#9 – Ndonjëherë, duhet të jeni të qartë e të dukshëm, pa nënkuptime
Supozojmë se u ulët gabimisht në vendin e tij. Kërkoni një falje të ekzagjeruar, duke i treguar se qartazi po flirtoni me të.
#10 – Prezantojini mikun tuaj
Nëse keni shumë frikë të filloni një shoqëri të vetme, sillni shoqen/shokun tuaj me vete dhe prezantojeni atë. Mund të duket e çuditshme, por ndonjëherë është më e lehtë t’i afrohesh një personi, kur nuk je vetëm.
#11 – Flirtoni para se t’i shihni
Shkruajini diçka ngacmuese në mesazhe, sepse për më tepër, flirtimi virtual është edhe më i lehtë. Kështu “përgatisni” terrenin, kur të shiheni në të vërtetë.
#12 – Filloni me diçka të butë për të thyer akullin
Ka ardhur koha të themi se shprehjet si “A u vrave kur re nga Parajsa” e gjëra të tjera si këto, nuk i bëjnë më përshtypje askujt. Evitojini shprehjet e tilla dhe përpiquni të jeni vetvetja. Niseni bisedën me një kompliment ose përshëndetje të thjeshtë, nuk ka pse të nisë patjetër me një shprehje poetike.
Së fundmi, është me rëndësi të dini, se nuk duhet kurrsesi të shtireni, sepse nëse dikush nuk ju pëlqen ju për atë që jeni, një version i stisur i juaji, nuk do ndryshojë asgjë.