Si duket Bora Zemani pa grim dhe filtra?

By

Sonte rinis një eksperiencë televizive për Bora Zemanin.

Prezantuesja do rikthehet bashkë me ekipin në formatin “Përputhen Prime” por me dallime nga sezoni i kaluar.

Ndryshe nga testi i këtij formati që rezultoi shumë i suksesshëm për dy muaj transmetim të dielave, këtë vit, deri në fund të sezonit “Përputhen Prime” do jetë të Shtunave, për shkak të mbylljes së “Shiko kush luan” dhe shkëputjes së “Dua të të bëj të lumtur”.

Gjithçka është gati dhe numërimi prapa ka filluar.

Përpara premierës, Bora ka ndarë me ndjekësit video të përgatitjeve.

Siç guxojnë pak, prezantuesja bukuroshe është shfaqur para dhe pas grimit duke e dëshmuar edhe një herë se bukuria e saj nuk varet nga grimi apo filtrat. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm